Tmerr në Meksikë: Karteli vret studentin e kimisë sepse nuk dëshironte...

Tmerr në Meksikë: Karteli vret studentin e kimisë sepse nuk dëshironte...

08:29, 12/05/2021

Një histori që të kujton serialin amerikan Breaking Bad.

Një student i kimisë në Meksikë ka ndërruar jetë tragjikisht pasi refuzoi të punonte me një kartel lokal të drogës.

Incidenti i pabesueshëm është një dukuri e përditshme në Meksikë, por ngjarja ndodhi në Tijuana dhe viktima ishte Juan Manuel Delgado Cardenas, i cili u sulmua nga tre të armatosur.

I riu fatkeq studionte për kimi por karteli lokal e kishte pikasur dhe i kërkonte të punonte me të për të prodhuar drogë, gjë për të cilën Manuel nuk pranoi.

Gjatë sulmit, dy të afërm të tjerë të Delgado, të cilët do të diplomoheshin së shpejti në Universitetin e Bajas, u plagosën.

Sipas faqes lokale Zeta Tijuana, policia po kërkon autorët ndërsa në Universitetin Juan demonstratat kanë filluar për më shumë  mbrojtje për studentët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco