EMRI/ Kush është 45-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit me motor, i dënuar për vrasje e trafik droge

EMRI/ Kush është 45-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit me motor, i dënuar për vrasje e trafik droge

15:38, 11/05/2021

Zbardhet identiteti i të ndjerit që humbi sot jetën pas një aksidenti që ndodhi në bulevardin “Migjeni” në zonën e Yzberishtit.

“News 24” raporton se i ndjeri është Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit. Viktima ka qenë duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera.

Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat e Yzberisht.

Njoftimi i plotë 

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motor me drejtues F. A.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motor shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco