Pse Jerusalemi ka një histori unike e të komplikuar?

Pse Jerusalemi ka një histori unike e të komplikuar?

15:15, 11/05/2021

Jerusalemi, kryeqytet i Izraelit të sotëm, që në hebraisht është si ‘’Yerushalayim’’, arabisht ‘’Bayt al-Muqaddas’’ ose ‘’Al-Kuds’’, qytet antik i Lindjes së Mesme i cili që nga viti 1967 ka qenë plotësisht nën sundimin e shtetit të Izraelit.

 

Jerusalemi është qeverisur si një qytet provincial dhe si një kryeqytet kombëtar nga një numër i madh dinastish e shtetesh. Në fillim të shekullit 20-të, qyteti së bashku me të gjithë Palestinën u bë fokusi i aspiratave konkurruese kombëtare të sionistëve dhe arabëve palestinezë.

Meqë kjo betejw shpesh ka shpërthyer në luftë, Kombet e Bashkuara u përpoqën ta shpallnin qytetin e Jerusalemit një qytet si “corpus eparaum” që në latinisht do të thotë “entitet i veçantë”, në mënyrë për ta shmangur konfliktin e mëtejmë.

Lufta e parë arabo-izraelite në vitin 1948 la Jerusalemin të ndarë në Jerusalem perëndimor (pjesë izraelite) dhe Jerusalem lindor (pjesë jordaneze).

Në vitin 1949 Izraeli e shpalli Jerusalemin si kryeqytet të tij.

Gjatë luftës gjashtë ditore të zhvilluar në vitin 1967, shteti hebre pushtoi pjesën jordaneze dhe menjëherë pas kësaj zgjeroi kufijtë e qytetit duke aneksuar disa zona të Bregut Perëndimor të mbajtur nga jordanezët dhe më pas shtriu juridiksionin e tij mbi qytetin e unifikuar.

Veprimet e Izraelit u dënuan në mënyrë të përsëritur nga Kombet e Bashkuara dhe organe tjera, ndërsa Izraeli riafirmoi qëndrimin e Jerusalemit si kryeqytetin e tij duke shpallur një ligj të veçantë në vitin 1980.

Sipas britannica.com, statusi i qytetit të Jeruzalemit mbeti një çështje qendrore në mosmarrëveshjen midis Izraelit dhe arabëve palestinezë, të cilët pretendojnë se Jerusalemi do të jetë kryeqytet i një shtetit të ardhshëm palestinez.

Jeruzalemi luan një rol qendror në perspektivën shpirtërore dhe emocionale të tre feve kryesore monoteiste. Për hebrenjtë në të gjithë botën është fokusi i dëshirave të lashta, një provë e gjallë e madhështisë dhe pavarësisë antike dhe një qendër e rilindjes kombëtare; për të krishterët është skena e agonisë dhe triumfit të Jezusit; për myslimanët është qëllimi i udhëtimit mistik të Profetit Muhamed dhe vendi i një prej faltoreve më të shenjta të Islamit.

Për të tre besimet është një qytet i shenjtë, një qendër pelegrinazhi dhe një objekt përkushtimi.

Përkundër një demografie që ndryshon me shpejtësi, Jeruzalemi ka ruajtur një karakter të larmishëm dhe kozmopolit, veçanërisht në Qytetin e Vjetër të rrethuar me lagje armene, të krishtera, hebreje dhe myslimane: Arabët me veshje tradicionale dhe moderne; Të krishterët, perëndimorë dhe orientalë, në larminë e tyre të pafund të rrobave laike dhe veshjeve monastike; Hebrenj me veshje të rastësishme dhe ortodokse; dhe mikpritësit e turistëve kombinohen në ngjyra, modele kaleidoskopike.

Sinagogat, kishat, xhamitë dhe banesat në stile të ndryshme përbëjnë mozaikun unik arkitektonik të qytetit.

Rrezet e diellit që bien mbi gurin e bardhë dhe rozë të përdorur për të gjitha ndërtimet u japin edhe ndërtesave mjaft të rëndomta një aure të dallimit.

Aroma e gatimit dhe erëzave, këmbanat e kishave, thirrjet e muezinave nga minaret dhe këndimi i lutjeve hebraike në Murin Perëndimor (Vajtimi) të gjitha i japin shije jetës së qytetit. Mungesa e trafikut të automjeteve në pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër ndihmon në ruajtjen e karakterit të tij të veçantë.

Në njohje të vendit të tij qendror në traditat dhe historitë e shumë popujve, Qyteti i Vjetër u caktua si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1981.

Megjithatë, jashtë mureve Jeruzalemi është në të gjitha kuptimet një qytet modern, me rrjetin e tij të rrugëve dhe transportit, – ndërtesave, supermarkete, biznese, shkolla, restorante dhe kafene.

Përzierja e vazhdueshme e hebraishtes, arabishtes, anglishtes dhe gjuhëve të tjera në rrugë sjell ndërmend kompleksitetet multikulturore dhe politike të jetës në këtë qytet të nderuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco