Shkup - Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen sotme ka pranuar propozimin e Shtabit të krizës që, nga nesër, ora policore të shkurtohet dhe të fillojë nga ora 24:00 deri në ora 4:00.
Gjithashtu, në mbledhje është vendosur që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 ndërsa me punë mund të fillojnë edhe fitnes qendrat, informon Zhurnal.
Ajo që është e rëndësishme, është se ditën e Bajramit, ditën e enjte nuk do të ketë fare orë policore.
Lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të rasteve të reja me covid. Këto masa hyjnë në fuqi nga nesër.
© SYRI.net