Nëntë të vdekur në një shkollë: Pamjet janë të rënda (Video)

Nëntë të vdekur në një shkollë: Pamjet janë të rënda (Video)

10:35, 11/05/2021

Të paktën nëntë persona, mes tyre tetë fëmijë, janë vrarë nga një person në një shkollë të qytetit Kazan në Rusi.

Një mësues po ashtu vdiq në incidentin 820 kilometra në lindje të Moskës.

Dy persona raportohet se kanë hapur zjarr dhe një 17 vjeçar raportohet se është arrestuar, shkruan BBC

Një eksplodim ishte dëgjuar dhe ishte e paqartë se çka i kishte ndodhur sulmuesit të dytë. Kazani është në republikën myslimane të Tatarstanit.

Policia e armatosur rëndë dhe shërbimet emergjente u panë jashtë shkollës, dhe një video amatore në rrjetet sociale tregonte disa fëmijë derisa iknin nga dritarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco