FOTO/ Marina amerikane sekuestron mijëra automatikë, snajperë e predha

FOTO/ Marina amerikane sekuestron mijëra automatikë, snajperë e predha

17:06, 10/05/2021

Marina amerikane ka sekuestruar mijëra armë duke filluar nga pushkë, automatikë, snajperë e predha anti-tank.

Armët u sekuestruan brenda nje anije në detin Arabik që ishin nisur drejt Jemenit.

Flota e pestë amerikane e stacionuar në Bahrejn, ka njoftuar se luftanija UUS Monterey zbuloi armët në anijen transportuese në Lindje të Mesme, e armët besohet se kishin për destinacion Omanin dhe Pakistanin.

Marina njoftoi se afro 3.000 pushkë automatike kineze Type 56 janë sekuestruar, si dhe disa variante të kallashnikovit.

Aty ndodheshin edhe qindra pushkë të tjera automatike, snajperë dhe predha anti-tank, prodhim rus.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kishte edhe granata dore të llojeve të ndryshme dhe optikë për snajperë të kalibrit të ndryshëm që ishin mbështjellë me qese me ngjyrë të gjelbër.  

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco