VIDEO-Horror/ Dy të rinjtë anglezë përleshen me hanxhar, arrestohen nga policia

VIDEO-Horror/ Dy të rinjtë anglezë përleshen me hanxhar, arrestohen nga policia

16:54, 10/05/2021

Një sherr horror ka ndodhur mes dy burrave në Morecambe të Anglisë.

Dy të rinj përleshen mes tyre me hanxharë në duar duke goditur njeri tjetrin disa herë.

Policia ka mundur të identifikojë protagonistët, bëhet fjalë për një 31-vjeçar dhe një tjetër 26 vjeç, të cilët kanë mundur të arrestohen.

“Dy burra janë arrestuar nga policia në lidhje me incidentin, por kemi informacione që ka pasur shumë njerëz aty në momentin e ngjarjes. Inkurajojmë dëshmitarët të na kontaktojnë”, njoftoi policia.

Sakaq, nuk dihen ende shkaqet e duelit mes tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco