Papa Françesku reagon për ngjarjet në Jeruzalem: Lutem për…

Papa Françesku reagon për ngjarjet në Jeruzalem: Lutem për…

20:50, 09/05/2021

Të premten e 7 majit policia izraelite ndërhyri me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve që ndodheshin në Xhaminë Al-Aksa për faljen e namazit.

Xhamia Al-Aksa me vendndodhje në Kudsin Lindor, Jeruzalem, është një ndër vendet e shenjta më të njohura në botë.

Kudsi Lindor ditët e fundit është kthyer në një skenë tensioni e terrori dhe shumë palestinezë janë detyruar të emigrojnë për shkak të konflikteve.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur ditën e sotme edhe Kreu i Vatikanit, Papa Francesku.

 “Po ndjek me një shqetësim të veçantë zhvillimet e përjetuara në Kuds. Lutem që Kudsi të jetë një vend takimi pa praninë e dhunës. I ftoj të gjithë që të kërkojnë zgjidhje të përbashkët ku do të mbizotërojë vëllazëria dhe të respektohet identiteti multifetar dhe multikulturor i qytetit të shenjtë. Dhuna prodhon vetëm dhunë dhe unë i them mjaft tashmë konflikteve.”, tha Papa.

 

Nga ndërhyrja e izraelitëve janë plagosur mbi 205 persona, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe palestineze, duke shtuar se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco