Itali/ Mbi 8 mijë raste të reja dhe 224 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Itali/ Mbi 8 mijë raste të reja dhe 224 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

19:10, 09/05/2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 8292 raste të reja me koronavirus nga 226006 testime të kryera për të dyshuar.

Sot vihet re një rënie e numrit të të infektuarve, krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 10176 raste nga 338436 teste.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 3.7%, nga 3% një ditë më parë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë raportuar 139 viktima.

Edhe numri i të vdekurve është ulur krahasuar me një ditë më parë, teksa u konfirmuan 224 viktima.

Ndërkohë, ky është numri më i ulët që prej 25 tetorit.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë shënuar 122833 viktima, ndërsa shërimet totale janë 3604523.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco