Një vatër e re polemikash midis Uashingtonit dhe Pekinit është hapur pas lëshimit të raketës kineze më 29 prill, e cila doli jashtë kontrollit dhe ra të dielën në mëngjes në Oqeanin Indian.
Prej ditësh, i gjithë globi ishte në ankth për rënien e raketës. Ndërkohë, agjencia hapësinore amerikane fajëson sjelljen e papërgjegjshme të Kinës, duke e cilësuar në kundërshtim me rregullat e sigurisë.
Zëdhënësi i NASA-s dhe ish-senatori Bill Nelson fajësoi Kinën për mungesë transparence.
“Kombet që bëjnë teste hapësinore duhet të minimizojnë rreziqet dhe të maksimizojnë transparencën. Është e qartë se Kina nuk mund të sigurojë informacion të besueshëm mbi rrënojat e raketës”, theksoi ai.
Nelson gjithashtu tha se ishte e nevojshme që Kina dhe të gjitha kombet që punojnë në hapësirë të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë në mënyrë që testet e ardhshme hapësinore të mund të kryhen në mënyrë të sigurt.
© SYRI.net