Autoritetet greke kanë njoftuar sot 1428 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 362004.
Në 24 orët e fundit 51 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.
Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar në shtetin grek gjithsej 11029 vdekje, ku 95.2% kishin sëmundje shoqëruese.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 728 (62.1% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.
© SYRI.net