Në minerën e arit në Guinean verilindore, ka rrëshqitur dheu dhe u bë shkak për humbjen e 15 jetëve, ndër to edhe tre fëmijë.
Sipas zyrtarëve lokalë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojne në kërkim të të mbijetuarve.
U lajmërua se viktimat janë të moshës 14 deri në 40 vjeç, të cilët ishin minatorë ari.
Gjatë gërmimeve natën e mbrëmshme u gjetën trupat e tyre, të cilët u varrosën të dielën në mëngjes në një varr të përbashkët.
© SYRI.net