Biden i bindur se shumë shpejt do të takohet me Putinin

Biden i bindur se shumë shpejt do të takohet me Putinin

22:32, 07/05/2021

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se është në gjendje të takohet së shpejti me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Rusisë nuk do të kishin nevojë të zgjidheshin përpara një samiti.

Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai donte të takonte Putinin përkundër qëndrimit të forcave ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës.

“Kjo nuk ndikon në dëshirën time për të pasur një takim një-për-një. Ai kishte më shumë trupa të ushtrisë dhe i ka tërhequr ata”, ka thënë ai.

I pyetur në lidhje me takimin me Putinin në qershor, Biden tha: “Unë kam besim se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë. Ne nuk kemi ndonjë kohë apo vend specifik. Për këtë po punohet”, shkruan Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco