Luftë e ashpër mes policisë dhe bandave, mbesin 25 të vdekur

Luftë e ashpër mes policisë dhe bandave, mbesin 25 të vdekur

19:07, 06/05/2021

Të paktën 25 persona kanë vdekur pas një shkëmbimi zjarri që ndodhi gjatë një operacioni të policisë në një “favela” të Rio de Zhaneiros.

Sipas mediave lokale, vetëm njëri prej viktimave është polic.

Policia njoftoi se rreth 200 efektivë ishin të angazhuar në operacionin kundër krimit të organizuar.

Rio de Zhaneiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha të tij janë nën kontrollin e bandave kriminale, të lidhur me trafikanët e drogës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco