Dinamika e plotë/ Si e vrau gruan ish-efektivi pranë komisariatit të policisë

Dinamika e plotë/ Si e vrau gruan ish-efektivi pranë komisariatit të policisë

17:25, 06/05/2021

Është zbardhur dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në dyert e Gjykatës së Elbasanit, ku Koço Buzo ekzekutoi me kallashnikov gruan e tij, Liljana Buzo, e cila sapo kishte dalë nga gjykata, në seancën e parë paraprake të divorcit.

Edhe pse Liljana ishte paraqitur në seancë, bashkëshorti i saj preferoi të qëndrojë jashtë dyerve duke pritur daljen e saj.

Pasi Liljana ka bërë 50 metra rrugë bashkë me djalin e saj 14 vjeçar, bashkëshorti i ka dalë në pritë duke e qëlluar dhe lënë të plagosur rëndë, ku megjithë ndihmën e parë nuk ka mundur të shpëtojë.

Nga ajo që mësohet është se 58 vjeçari e kishte kërcënuar një ditë më parë viktimën që të mos shkonte në gjykatë, por kjo nuk e ndali gruan që të paraqitej në gjykatë, në seancën e pajtimit.

Me vete në momentin e ekzekutimit, Koço Buzo kishte me vete krahas armës së zjarrit dhe një thikë.

Gjatë ekzekutimit të gruas mbeti i plagosur edhe avokati i bashkëshortes, Gëzim Toçila, si edhe një kalimtar i identifikuar si Adriatik Kolën, që mbeti i lënduar në dorë.

E gjithë kjo skenë ka ndodhur pranë komisariatit të policisë.

Ndërkohë që autori ishte një ish-polic i përjashtuar nga radhët e policisë.

Ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco