Në gjurmët e Indisë, ja vendi i dytë që po shkon drejt kolapsit katastrofik nga Covid-19

Në gjurmët e Indisë, ja vendi i dytë që po shkon drejt kolapsit katastrofik nga Covid-19

17:18, 06/05/2021

Sipas mediave të huaja, në Nepal po rriten ndjeshëm rastet me Covid-19.

Spitalet janë të mbingarkuara dhe kryeministri i vendit po kërkon ndihmë nga kombet e tjera.

Nepali po raporton çdo ditë 20 raste me Covid-19, për 100.000 njerëz, rreth të njëjtin numër që raportonte India dy javë më parë.

Fundjavën e kaluar, 44% e testeve për Covid-19 në dolën pozitive, sipas shifrave të qeverisë të cituara nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), pasi paralajmëronte për një krizë të afërt.

“Ajo që po ndodh në Indi tani është një vrojtim i tmerrshëm i së ardhmes së Nepalit nëse nuk mund të përmbajë këtë rritje të fundit të Covid-19, që po merr shumë jetë çdo minutë”, tha në një deklaratë kryetari i Kryqit të Kuq të Nepalit, Dr. Netra Prasad Timsina.

CNN, vë në pah se përhapja e shpejtë e virusit ka ngritur frikën se Nepali po shkon drejt një pragu të një krize po aq shkatërruese sa India.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco