Tension mes Francës dhe Britanisë për territorin detar

Tension mes Francës dhe Britanisë për territorin detar

16:24, 06/05/2021

Tensionet midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë shtuar orët e fundit teksa presidenti Macroon i është kundërpërgjigjur veprimit të Boris Johnson duke bërë të njëjtin veprim, dërgimin e një anije ushtarake në ishullin Jersey.

Boris Johnson, ka dërguar në ujërat pranë ishullit Jersey, dy anije ushtarake të armatosura.

Nuk ka vonuar shumë dhe të njëjtin veprim ka bërë edhe Macron, i cili ka dërguar një anije të vogël ushtarake drejt Jersy-t për monitorimin e anijeve britanike, teksa 100 peshkarexha franceze janë të bllokuara dhe në protestë.

Reagimi i ministrit të francës nuk vonoi, duke kërcënuar qeverinë e ishullit Jersey me heqje të furnizimit elektrik nëse flota franceze nuk lejohet të peshkojë në këto ujëra.

Kjo vjen pasi ishulli i Jersey-t e merr 95% të energjisë elektrike nga Franca.

Kjo bëri që Britania të dërgonte anijet ushtarake për të ruajtur ishullin dhe që të sigurohej se Franca nuk do t’i ndërpriste energjinë elektrike.

Boris Johnson ka folur me tone të ashpra, sipas Daily Mail, teksa është shprehur se do t’i mbajë sytë nga ngjarja në ishull edhe pse britanikët sot janë në ditë zgjedhjesh lokale.

Ndërkohë, Franca nga ana tjetër ka pretendimet e saj rreth vonimit për lëshimin e licencave nga britanikët, për anijet franceze të peshkimit.

Leje që ishin diskutuar pas Brexit dhe dukej se gjithçka ishte mirë, por pretendimi për ujërat detarë që ndajnë Francën me Britaninë ka ngjallur debat të fortë, i cili me sa duket është gati për agravim në çdo moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco