Rrëzohet avioni në Mississippi, raportohet për 4 viktima

Rrëzohet avioni në Mississippi, raportohet për 4 viktima

11:43, 06/05/2021

Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion është përplasur me një shtëpi në Mississippi, sipas autoriteteve.

Departamenti i Policisë tha se Administrata Federale e Aviacionit po heton ngjarjen dhe se ata kanë bllokuar rrugët përreth, ndërsa vazhdojnë hetimet për shkakun e ngjarjes tragjike.

“Nëse gjeni ndonjë mbetje ose rrënojë në oborrin ose pronën tuaj që besoni se është e lidhur me rrëzimin e avionit, mos e prekni ose hiqni, dhe ju lutem kontaktoni Departamentin e Policisë Hattiesburg,” thanë institucionet përkatëse në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Hetimi është duke vazhduar dhe nuk ka detaje  lidhur me shkaqet e aksidentit. Avioni ishte nisur nga Wichita Falls dhe po përgatitej të ulej në aeroportin Bobby L. Chain Municipal në Hattiesburg.

Avioni u rrëzua rreth orës 11:22 pasdite, dhe më pas shpërtheu duke shkaktuar  zjarr, tha Knudson

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco