Zelanda e Re i druhet Kinës, refuzon ta quajë gjenocid trajtimin e ujgurëve

Zelanda e Re i druhet Kinës, refuzon ta quajë gjenocid trajtimin e ujgurëve

16:02, 05/05/2021

Kuvendi i Zelandës së Re shprehu shqetësim për trajtimin e ujgurëve myslimanë në Kinë, por, ndryshe nga disa vende perëndimore, qeveria e këtij shteti refuzoi që ta cilësonte rastin si gjenocid.

Dallimi në qëndrime rreth kësaj çështjeje mes Zelandës së Re dhe aleatëve perëndimorë doli në pah gjatë një seance parlamentare që u zhvilluar të mërkurën, në të cilën politikanët njëzëri e përkrahën një mocion për të shprehur shqetësim të madh për dyshimet rreth shkeljes së të drejtave të njeriut kundër ujgurëve myslimanë.

Mocioni e mori përkrahjen e nevojshme për miratim vetëm pasi Partia e Punës e kryeministres Jacinda Ardern u sigurua që në dokument nuk do të përmendej akti i gjenocidit, shkruan RT.

Tri shtete të aleancës së inteligjencës “Pesë Sytë” – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja – kanë deklaruar zyrtarisht se trajtimi i ujgurëve në Xinjiang të Kinës përbën gjenocid, por Australia dhe Zelanda e Re kanë refuzuar deri më tani që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kina nuk e ka komentuar miratimin e këtij mocioni, por Pekini më parë i ka refuzuar ashpër pretendimet për gjenocid. Ministria e Jashtme e Kinës në mars deklaroi se këto akuza janë absurde dhe gënjeshtër totale.

Sidoqoftë, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dyshojnë se në kampet e përqendrimit në Kinë janë duke u mbajtur rreth 1 milion ujgurë, të cilët bëjnë punë të detyrueshme dhe nuk gëzojnë të drejta elementare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco