Gjendet i vdekur në Turqi aktivisti i opozitës në Azerbajxhan

Gjendet i vdekur në Turqi aktivisti i opozitës në Azerbajxhan

15:28, 05/05/2021

Aktivisti i opozitës nga Azerbajxhani, Bayram Mammadov, është gjetur i vdekur në Stamboll. Deri më tani nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa policia turke ka nisur hetimet.

Një nga miqtë e aktivistit të vdekur, Elgih Qahraman, i tha agjencisë Turan se policia është duke e hetuar rastin dhe se është duke i marrë në shqyrtim të gjithë skenarët e mundshëm.

Mammadov, bashkë me një aktivist tjetër pro-demokracisë, Giyas Ibrahimov, kishte marrë vëmendje të madhe në maj të vitit 2016, pasi e kishte shkruar mbishkrimin “Gëzuar Ditën e Skllevërve” në një monument në Baku për presidentin e ndjerë të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev, baba i presidentit të tanishëm, Ilham Aliyev.

Të dy këta aktivistë ishin dënuar me dhjetë vite burgim nën akuzën për marrje me drogë. Akuzat ishin mohuar nga të dënuarit. Mammadov kishte deklaruar se ishte torturuar për të dhënë dëshmi.

Në mars të vitit 2019, presidenti Ilham Aliyev ia kishte falur dënimin Mammadovit bashkë me 400 persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco