Donald Trump krijon rrjetin e tij social

Donald Trump krijon rrjetin e tij social

14:05, 05/05/2021

Donald Trump ka prezantuar platformën e tij të qasjes online pasi profilet e tij zyrtare në Facebook dhe Twitter u mbyllën me pretendimin e nxitjes së dhunës ne kongres me 6 janar.

Ai ka marrë këtë hap para vendimit të gjigantit Facebook, i cili do të vendosë nëse do ta vazhdojë bllokimin e llogarisë së Trumpit në këtë platformë.

Blogu i ri i ish-presidentit u mundëson të tjerëve të shpërndajnë mesazhet në Facebook dhe Twitter.

Kujtojmë që llogaria e Trump në Facebook është pezulluar më 7 janar, për shkak të komenteve, që sipas udhëheqësve të rrjeteve sociale kanë nxitur dhunë, që më pas ka rezultuar me trazira vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.

Vendimi për të rishikuar vendimin nëse duhet vazhduar pezullimin e llogarisë do të varet nga Facebook, vendim I cili nuk mund të apelohet.

Zhvillimet lidhur me rrjetet sociale të Trump kanë tërhequr vëmëndjen e politikanëve, ekspertëve për liri të mediave dhe aktivistë nga e gjithë bota, meqë për disa ky vendim mund të krijojë precedent.

Për dallim nga Facebook, platforma tjetër, Twitter-e preferuara e Trumpit-ia ka bllokuar atij përgjithmonë qasjen për shkak të situatës që më pas ka shpërthyer në Kongres më 6 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco