Situata del jashtë kontrollit: Vritet me bombë një deputeti

Situata del jashtë kontrollit: Vritet me bombë një deputeti

13:42, 05/05/2021

Një deputet është vrarë në Mianmar, në provincën e Bago-s, pasi u sulmua me bombë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tri pajisje bombarduese shpërthyen në fshatin Zee Olak në provincën Bago, në zonën ku ndodhet deputeti i Partisë Demokrate Kombëtare, ku për pasojë u vranë edhe tre policë dhe një civil.

Bëhet fjalë për deputetin Win ishte i njohur për afërsinë e tij me ish-ministren e Jashtme dhe udhëheqësen defakto të vendit, Aung San Suu Kyi, e cila u rrëzua nga pushteti pas grushtit të shtetit. Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare se kush e kreu sulmin, por aktivistët anti-grusht-shteti pretenduan se sulmi ishte organizuar nga bandat e qeverisë pro-ushtarake.

Nga ana tjetër, thuhet se policia në Bago mori pjesë në protestat anti-grusht-shteti dhe bëri mosbindje civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco