Aksion i madh policor në Gjermani e Itali, arrestohen 31 anëtar të Ndrangheta

Aksion i madh policor në Gjermani e Itali, arrestohen 31 anëtar të Ndrangheta

13:31, 05/05/2021

Organizata e policive evropiane, Europol, njoftoi të mërkurën se 31 të dyshuar janë arrestuar gjatë një operacioni policor të realizuar nga Italia dhe Gjermania. Objektiv i operacionit ishte grupi famëkeq mafioz, Ndrangheta.

Agjencia e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit tha se ka ofruar përkrahje për këtë operacion, në të cilin morën pjesë rreth 800 oficerë dhe zyrtarë të taksave në të dyja shtetet, shkruan Reuters.

Grupi i lidhur me Ndrangheta-n, përfshirë 65 të dyshuar që u identifikuan por nuk u arrestuan, dyshohet se ka organizuar tregti të kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës duke përdorur mjete të komunikimit me enkriptim”, thuhet në deklaratën e Europolit.

Ekipet e hotelerisë u përdorën për t’i pastruar paratë në Itali, ndërsa në Gjermani hetimi ishte i përqendruar në shitjen e drogës dhe shmangien nga taksat, tha Europol-i, selia qendrore e të cilit është në Holandë.

“Së paku disa qindra mijëra euro janë sekuestruar, gjithashtu edhe armë, kokainë, dy vetura luksoze dhe stoli”, thuhet më tej në deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco