Italia është përsëri e gatshme të mirëpresë turistë nga e gjithë bota

Italia është përsëri e gatshme të mirëpresë turistë nga e gjithë bota

11:51, 05/05/2021

Kryeministri italian Mario Draghi deklaroi se italianët do të marrin një karton jeshil kombëtar këtë muaj, i cili do t'u mundësojë atyre të udhëtojnë midis rajoneve, raporton Fena.

Dragi drejtoi hapjen e takimit të Grupit 20 mbi turizmin, duke thënë se Italia është përsëri e gatshme të mirëpresë turistë nga e gjithë bota.

Ai nuk ofroi detaje të kartonit jeshil kombëtar, por thotë se ai do të jetë gati një muaj para se BE të planifikojë të lëshojë një certifikatë që ja bën më të lehtë qytetarëve të udhëtojnë midis vendeve gjatë verës.

Certifikata e BE do të lejojë turistët të udhëtojnë pa karantinë nëse janë rikuperuar nga COVID-19, nëse janë vaksinuar ose kanë një test negativ PCR.

Italianët aktualisht janë të lirë të udhëtojnë midis rajoneve me nivelin më të ulët të kufizimeve, të cilat aktualisht mbulojnë pjesën më të madhe të vendit, duke përjashtuar qytetin e vogël të Aosta në kufirin francez, si dhe rajonet jugore të Apuglia, Basilicata, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco