Biden kërkon takim me Putinin gjatë udhëtimit që pritet të bëjë në Europë

Biden kërkon takim me Putinin gjatë udhëtimit që pritet të bëjë në Europë

11:24, 05/05/2021

Uashington - Presidenti i SHBA Joseph Biden ka thënë se ai do të donte të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë udhëtimit të tij në qershor në Evropë.

"Kjo është shpresa dhe pritja ime. Ne po punojmë për të," u tha Biden gazetarëve të Martën pasi foli në lidhje me luftën e SHBA kundër koronavirusit, raporton Reuters.

Biden planifikon të marrë pjesë në samitin e G7 në Cornëall, Angli, i cili do të mbahet nga 11 deri në 13 qershor dhe më pas të fluturojë për në Bruksel për t'u takuar me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të marrë pjesë në samitin e NATO-s në 14 qershor.

Zyrtarët amerikanë po punojnë me homologët e tij rusë për të krijuar një samit të vendit të tretë Biden-Putin gjatë udhëtimit të parë të Biden jashtë shtetit që kur u bë president.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje, shkruan Reuters.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco