BE pezullon ratifikimin e marrëveshjes për investime me Kinën

BE pezullon ratifikimin e marrëveshjes për investime me Kinën

11:09, 05/05/2021

Bashkimi Europian ka pezulluar përpjekjet për të ratifikuar një marrëveshje investimi me Kinën për shkak të tensioneve midis Brukselit dhe Pekinit.

Marrëveshja u arrit në parim dhjetorin e kaluar, por ende nuk kishte marrë miratimin e nevojshëm nga institucionet e BE-së, të tilla si Parlamenti Evropian.

“Tani për tani […] kemi pezulluar disa përpjekje të ndërgjegjësimit politik nga ana e Komisionit sepse është e qartë se, në situatën aktuale, me sanksionet e BE-së kundër Kinës dhe kundër-sanksioneve kineze, përfshirë këtu kundër anëtarëve të Parlamentit Evropian, mjedisi nuk është i favorshëm për ratifikimin e marrëveshjes”, i tha Valdis Dombrovskis, nënkryetar ekzekutiv i Komisionit Evropian, agjencisë franceze të lajmeve AFP.

“Ne nuk mund të injorojmë kontekstin më të gjerë të marrëdhënieve midis BE dhe Kinës. Në çdo rast, arsyet themelore të marrëveshjes […] janë ende shumë të pranishme, ekziston gjithmonë një asimetri në marrëdhëniet [me Kinën]. Kjo marrëveshje do të na ndihmonte të zgjidhim këtë asimetri”, u shpreh ai më tej.

E ardhmja e marrëveshjes është hedhur tashmë në dyshim pas një ballafaqimi të fundit diplomatik midis Brukselit dhe Pekinit.

Në muajin mars, Bashkimi Evropian vendosi sanksionet e para kundër Kinës në më shumë se 30 vjet. Masat e  hartuara në koordinim me aleatët perëndimorë, synonin katër zyrtarë kinezë dhe një njësi ekonomike që besohet të jetë përfshirë në shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të pakicës Uyghur Muslin.

Ministria e Jashtme kineze reagoi me shpejtësi, duke sanksinuar mbi dhjetë individë evropianë, përfshirë pesë anëtarë të Parlamentit Evropian dhe katër njësi, mes të cilave ishte nënkomiteti i Parlamentit Evropian për të drejtat e njeriut.

Pekini gjithashtu renditi në listën e zezë zyrtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Kanada. Në total, më shumë se 30 individë dhe subjekte u sanksionuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco