Gjiganti i internetit shmang tatimet, ‘Amazon’ nuk paguan taksa

Gjiganti i internetit shmang tatimet, ‘Amazon’ nuk paguan taksa

20:45, 04/05/2021

Pavarësisht rekordit prej 44 mld euro shitje në bllokun evropian, të dhënat e fundit mbi ‘Amazon’ kanë treguar se gjiganti i shitjeve online nuk ka paguar taksa vitin e kaluar në kontinentin e vjetër.

 

Kompania amerikane, që selinë qendrore evropiane e ka në Luksemburg, raportoi se shitjet u rritën me 12 miliardë euro, nga 32 miliardë që ishin në 2019-n.

Por sërish, kompania, që pretendon një humbje prej 1.2 miliardë, i ka lejuar vetes shmangien e taksave.

Grupit iu dhanë gjithashtu 56 milionë euro kredi tatimore për të kompensuar çdo faturë të ardhshme në rast se rezulton me fitim.

‘Amazon’ gjithashtu ka 2.7 miliardë euro humbje të depozituara për të mbartur, të cilat mund të përdoren kundër çdo takse të pagueshme për fitimet e ardhshme.

Ndërkohë, me rreth 5 mijë punonjës në njësinë e Luksemburgut, të ardhurat për punëtor arrijnë në 8.4 milionë euro.

Brukseli ka punuar për të ndikuar tek vendet anëtare që ofrojnë atë çka konsideron një marrëveshje të padrejtë taksash për grupet shumëkombëshe.

Tani Komisioni po kërcënon me një reformim të taksave, një kusht për marrjen e fondeve nga paketa prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga pandemia.

Por pavarësisht kritikave, ‘Amazon’ ka nënshkruar instalimin e një magazine të madhe në Metz të Francës, duke premtuar krijimin e 1 mijë vendeve të punës në 3 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco