Greqi/ 1387 raste të reja dhe 84 viktima nga Covid

Greqi/ 1387 raste të reja dhe 84 viktima nga Covid

16:52, 04/05/2021

Në 24 orët e fundit, Greqia shënoi 1 387 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë janë konfirmuar 84 vdekje duke rritur në një total prej 10 668 viktimash nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 783 të intubuar në spitale, një pjesë e të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Greqia hapi baret dhe restorantet dje duke u bërë gati për sezonin turistik edhe pse numri i rasteve të reja me koronavirus mbetet i lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco