Christopher Steele, një ish-agjent i shërbimit britanik të kundër zbulimit MI6, përpiloi një dosje tjetër për FBI në lidhje me ish-Presidentin e SHBA Donald Trump, ndërsa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Bashkëpunimi i tij i vazhdueshëm me FBI, pasi doli në dritë dosja e parë shkon në favor të besueshmërisë së saj, sipas Telegrafit Britanik.
Kjo dosje nxiti hetimin e Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e SHBA, në 2016.
Në dosjen e parë, Steele dha një numër detajesh në lidhje me sjelljen e pretenduar seksuale të ish-presidentit dhe pretendoi se Kremlini ishtë në zotërim të materialit kompromentues për njeriun e parë të Amerikës, përfshirë pamjet e takimit të tij me një prostitutë në një hotel të Moskës në 2013.
Trump pretendoi se ky ishte një lajm i rremë i motivuar politikisht.
Përmes kompanisë së tij Orbis Business Intelligence, Steele duket se ka vazhduar të përcjellë materiale të “papërpunuara” në agjencinë amerikane.
Një pjesë e materialit nga dosja e dytë përfshin informacione të mëtejshme mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe pretendimet për ekzistencën e më shumë kasetave seksuale.
Steele drejtoi zyrën e MI6 në Rusi, midis 2006 dhe 2009, dhe më pas themeloi kompaninë e tij.
© SYRI.net