Meksikë, shembet linja e metrosë, 23 të vdekur

Meksikë, shembet linja e metrosë, 23 të vdekur

16:37, 04/05/2021

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Meksiko Siti, si pasojë e shembjes së një linje të metrosë.

Ngjarja e rëndë ndodhi, ndërsa po kalonte treni, gjatë  mesditës së sotme.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara në mediat lokale, kanë shfaqur trenin duke rënë nga një lartësi prej pesë metrash.

‘Fatkeqësisht ka fëmijë në mesin e të vdekurve’, ka thënë kryetarja e Meksiko Sitit para gazetarëve.

Ajo shpjegoi se janë mbi 70 persona të plagosur.

Ky incident ka ndodhur në linjën 12 të metrosë, ndërtimi i së cilës është përcjellë me ankesa dhe akuza për parregullsi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco