Turqi: Policia hyn me forcë në xhami, dhunon besimtarët teksa faleshin

Turqi: Policia hyn me forcë në xhami, dhunon besimtarët teksa faleshin

16:25, 04/05/2021

Policia turke ka hyrë me forcë brenda një xhamie në vend, duke shpërndarë besimtarët që po luteshin në këtë muaj të shenjtë Ramazani.

Turqia ka hyrë në bllokim total për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, ndaj policia vendase ka hedhur gaz lotsjellës ndaj besimtarëve për t’i shpërndarë.

Ata i përkasin një grupimi të quajtur “Furkan”.

Besimtarët janë larguar me forcë, duke thënë se tubimet e tyre të lutjeve ishin një provokim kundër kufizimeve të COVID-19 të vendosura nga qeveria.

 

Siç shihet dhe në video policia dhunoi një grup njerëzish në xhami në provincën e Gaziantep dhe i nxori me forcë, ndërsa disa bërtisnin: Ne po lexojmë Kur’anin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco