Tragjedia e “Torinos së Madhe’ –Rrëzimi i avionit  që zhyti në zi Italinë

Tragjedia e “Torinos së Madhe’ –Rrëzimi i avionit që zhyti në zi Italinë

08:50, 04/05/2021

Historia tragjike e ekipit të famshëm Italian të Torinos së Madhe, të cilët  humbën jetën në një aksident ajror me 4 maj të vitit 1949, në alpet torineze, teksa kthehej nga një ndeshje me Benfikën e Lisbonës, kujtohet dhe sot pas 72 vitesh.

Aeroplani i markës FIAT u përplas me murin e Bazilikës që ndodhet në kodrën në periferi të qytetit.

Si ndodhi tragjedia?

Tragjedia ndodhi në orën 17:06, kur avioni  po udhëtonte në alpet torineze.

Dhe në këtë kohë piloti raporton për një defekt  të parëndësishëm në motor , por askush nuk i dha rëndësi , pasi torinezët ishin duke festuar në avion largimin e Mazzoles nga sporti.

Dhe në atë çast ndodh e papritura.

Avioni përplaset me kupolën e bazilikës së kishës së Supergës, duke e shëmbur atë në tokë  dhe duke i dëmtuar për vdekje të gjithë lojtarët legjendë të ekipit , së  bashku me trainerët dhe anëtarët e tjerë të stafit përbërës të Torino.

Në bordin e avionit ndodheshin 31 pasagjerë (4 anëtarë të ekuipazhit, 3 gazetarë, 18 futbollistë, 6 agjentë dhë anëtarë të stafit teknik), asnjë nuk mbijetoi.

Midis të vdekurve ishin emra të mëdhenj të futbollit italian të asaj kohe, si ndërkombëtarët Valerio Batsikalupo, Valentino Mazzola (babai i mesfushorit të mëvonshëm të shkëlqyer të Interit Sandro Mazzola), Aldo Ballarin dhe Rubens.

 Vetëm dy lojtarë u dukën me fat, pasi nuk udhëtuan në Lisbonë: Sauro Toma, i cili ishte i dëmtuar, dhe Luigi Giuliano (trajneri i Egaleo nga 1966-1967), i cili nuk arriti të merrte një pasaportë.

Një milionë njerëz dolën në rrugë në atë kohë për funeralin e viktimave, ndërsa Torino u shpall kampione në 6 maj 1949, pas kërkesës së klubeve të tjerë të Serisë A.

Skuadra e mbiquajtur “e Madhe” fitoi titujt kampion radhazi 5 herë: 1942-1943, 1945-1946, 1946-1947, 1947-1948, 1948-1949.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco