Karolina e Jugut: Dhjetë vjet burg pronarit të restorantit, që skllavëroi me vite punonjësin zezak

Karolina e Jugut: Dhjetë vjet burg pronarit të restorantit, që skllavëroi me vite punonjësin zezak

08:40, 04/05/2021

SHBA - Një menaxher restoranti që detyroi një zezak të punonte pa pagesë, i detyrohet atij më shumë se 500,000 dollarë si dëmshpërblim, vendosi gjykata

Një burrë nga Karolina e Jugut, i cili u detyrua të punonte mbi 100 orë çdo javë për vite me radhë pa pagesë dhe iu nënshtrua abuzimit verbal dhe fizik, supozohej të merrte afro 273,000 dollarë në dëmshpërblim pasi ish-menaxheri i tij u deklarua fajtor.

Por kjo shumë fillestare ishte shumë e ulët, vendosi një gjykatë apeli në prill. Ky burrë duhet të kishte marrë më shumë se dyfishin e kësaj shume - afërsisht 546,000 dollarë nga menaxheri, llogaritur sipas ligjeve federale të punës, sipas vendimit.

John Christopher Smith u detyrua të punonte në një kafene në Conëay pa pagesë për vite me rradhë.

Menaxheri i tij, Bobby Edëards, u deklarua fajtor për detyrim në punë në 2018 dhe u dënua me 10 vjet burg për abuzimin që i kishte bërë Smithit, një zezaku me aftësi të kufizuara intelektuale.

Një gjykatës i Gjykatës së Qarkut të SHBA në 2019 urdhëroi Edëards, i cili është i bardhë, t’i paguante Smithit rreth 273,000 dollarë në dëmshpërblim, shumë që përfaqësonte pagat e papaguara dhe orët shtesë të Smithit.

Por gjykata "gaboi kur nuk përfshiu dëmet e likuiduara" në dëmshpërblim, një dispozitë e Aktit të Standardeve të Punës që do ta kishte dyfishuar sasinë e dëmshpërblimit për Smithin, sipas vendimit të prillit nga Gjykata e 4-të e Rrethit e Apelit e SH.B.A. në Richmond, Virginia.

Dispozita e Aktit të Standardeve të Punës për dëmet e likuiduara thotë se nëse mos dhënia e pagave një punëtori në kohë është aq i dëmshëm për "standardin minimal të jetesës" të atij punëtori, sa atij duhet t’i paguhet dyfishi i kësaj shume, vendosi Gjykata e Lartë në 1945.

Smith duroi vite abuzimi

Smith filloi të punojë në kafene si pjatalarës me kohë të pjesshme kur ishte 12 vjeç, sipas vendimit të fundit.

 19 vitet e para të punësimit të tij atje, kur restoranti drejtohej nga anëtarët e tjerë të familjes së Edvards, u paguan.

Por kur Edvards mori përsipër restorantin në 2009, Smith u zhvendos në një apartament pranë restorantit dhe u detyrua të punonte më shumë se 100 orë çdo javë pa pagesë.

Menaxheri i restorantit e rrahu punonjësin zezak për vite me radhë dhe e detyroi atë të punonte pa pagesë

"Edëards e realizoi këtë punë të detyruar duke përfituar nga paaftësia intelektuale e Jack dhe duke e mbajtur Jack të izoluar nga familja e tij, duke kërcënuar se do ta arrestonin dhe duke e abuzuar verbalisht", thuhet në vendim.

Smithi kishte frikë nga Edvards, i cili një herë zhyti një mashë metalikë në yndyrë dhe e shtypi në qafën e Smithit.

Edëards gjithashtu e rrahu Smithin me rripin e tij, e qëlloi me grusht dhe e rrahu me tigan, duke e lënë Smith "të plagosur fizikisht dhe psikologjikisht", sipas vendimit.

Por Smith gjithashtu kishte frikë se çfarë mund të ndodhte nëse ai do të përpiqej të shpëtonte.

"Unë dëshiroja të largohesha prej andej shumë kohë më parë. Por nuk kisha askënd ku mund të shkoja," i tha ai CNN në 2017. "Nuk mund të shkoja askund. Nuk mund të shihja asnjë nga familja ime."

Vendimi thotë se një i afërm i një punonjësi lajmëroi autoritetet për abuzimin që po shihte në vitin 2014 dhe Departamenti i Shërbimeve Sociale të Karolinës së Jugut e largoi Smith nga restoranti atë vit.

"Ne po flasim për skllavërimin këtu," tha në atë kohë Abdullah Mustafa, atëherë presidenti i kapitullit lokal të NAACP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco