FOTO/ Tragjedi në Meksikë: shembet mbikalimi i metrosë,15 të vdekur, mbi 70 të plagosur

FOTO/ Tragjedi në Meksikë: shembet mbikalimi i metrosë,15 të vdekur, mbi 70 të plagosur

08:22, 04/05/2021

Një mbikalim metroje në Mexico City u shemb gjatë natës pikërisht në momentin kur një tren po kalonte. Numri i viktimave deri më tani është 15 ndërsa i të plagosurve 70, sipas autoriteteve vendore.

Aksidenti ndodhi pranë stacionit Olivos në vijën e metros 12 në jug të kryqeqytetit.

Operacionet e shpëtimit duhet të ndaleshin për shkak të rrezikut të shembjeve të reja.

Kryebashkiaku u Mexico City është shprehur: 'Ne do të fillojmë të gjitha hetimet e nevojshme për të gjetur shkakun e aksidentit'.

Incidenti ndodhi rreth orës 10: 30 pm me kohën lokale.

Një video e publikuar nga Milenio TV, e marrë nga një kamer sigurie në zonë, tregon momentin e shembjes së urës.

 

 

 

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco