New York rikthehet në normalitet, rihap metrotë 24-orëshe

New York rikthehet në normalitet, rihap metrotë 24-orëshe

20:59, 03/05/2021

Qyteti i New York-ut, do të rihapë metrotë 24-orëshe, pasi i mbylli ato disa orë gjatë natës, gjatë vitit të pandemisë.

Lajmi u raportua nga mediat amerikane, duke cituar disa burime pranë guverantorit Andrw Cuomo.

Rihapja do të bëhet nga 17 maji dhe përfaqëson një shenjë të re të kthimit në normalitetin e qytetit, i cili ishte epiqendra e koronavirusit në SHBA.

“Trenat dhe metrotë nuk kanë qenë kurrë më të pastër se sa tani”, tha Cuomo të hënën.

Duke filluar nga 19 maji, shumica e kufizimeve të Covid-19 do të përdundojnë në të gjithë zonën e tre shteteve, duke përfshirë shitjen me pakicë, shërbimet e ushqimit dhe palestrat.

Ndalimi i ushqimit dhe pijeve në ambiente të mbyllura do të hiqen më 31 maj.

Grumbullimet në New York, mund të ndodhin duke ruajtur distancën, nëse të gjithë njerëzit paraqesin prova të vaksinimit të plotë ose një test PCR negativ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco