Administrata Biden do të mbyllë burgun famëkeq të Guantanamo-s

Administrata Biden do të mbyllë burgun famëkeq të Guantanamo-s

20:15, 03/05/2021

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur se administrata e Presidentit Joe Biden po planifikon të mbyllë burgun famëkeq të Guantanamos në Kubë. Megjithatë, Blinken nuk pranoi të japë një afat kohor se kur do të ndodhë kjo, në një intervistë të transmetuar të dielën.

“Ne besojmë se duhet të [mbyllet], ky është sigurisht një qëllim, por është diçka për të cilën do të përqendrohemi në muajt në vazhdim,” i tha Blinken drejtueses së programit “60 Minutes” Norah O’Donnell.

Biden është shprehur edhe më parë se ai synon që të mbyllë burgun në Bazën Detare të Gjirit e Guantanamos të njohur si “Gitmo”, që aktualisht strehon 40 kriminelë të profilit të lartë të lidhur me Luftën kundër Terrorizmit.

Blinken la të kuptohet se mund të duhet ca kohë derisa ky institucion të mbyllet, pjesërisht sepse do të kërkonte miratimin nga Kongresi për të lëvizur disa të burgosur në SHBA për gjykim ose burgim.

Guantanamo ishte midis disa çështjeve që Blinken adresoi në intervistën në fjalë duke përfshirë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, që filloi zyrtarisht të shtunën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco