VIDEO/ Dështon raketa kineze, rrezikohen njerëzit në Tokë

VIDEO/ Dështon raketa kineze, rrezikohen njerëzit në Tokë

19:00, 03/05/2021

Të enjten e kaluar, Kina vendosi në orbitë modulin kryesor për stacionin e saj të ri hapësinor.

Raketa e përdorur për këtë ra përsëri në tokë në mënyrë të pakontrolluar, siç raportohet nga Space News.

Në ditët në vijim, pjesa e një rakete mund të bjerë në të gjitha gjerësitë mes Madridit dhe Wellington (Zelanda e Re) dhe të ndahet në copa më të vogla gjatë procesit.

Ekspertët e hapësirës vlerësojnë se shumica e masës së objektit duhet të digjet kur të hyjë sërish në atmosferën e Tokës.

Nuk është hera e parë që një testim raketash për në Mars 'kërcënon' njerëzit në Tokë.

Në maj të vitit 2020 një mostër ra në mënyrë të pakontrollueshme në tokë dhe për fat të mirë ra në Oqeanin Atlantik.

Drejtori i atëhershëm i NASA-s, Jim Bridenstine dënoi ashpër veprimin.

Dhe kërcënimi aktual për popullsinë e botës nga raketat nuk ka gjasa të jetë i fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco