Mbretëresha përkujton 100 vjetorin e Irlandës së Veriut me vlerësim për paqen

Mbretëresha përkujton 100 vjetorin e Irlandës së Veriut me vlerësim për paqen

14:50, 03/05/2021

Vazhdimësia e paqes në Irlandën e Veriut është meritë e popullit të saj, ka thënë Mbretëresha.

Në një mesazh për të përkujtuar 100 vjetorin e krijimitë të Irlandës së Veriut, ajo e quajti atë "një qindvjetor të rëndësishëm si për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën".

"Ky përvjetor na kujton historinë tonë komplekse," tha ajo. Ajo shtoi se ai ofron "një mundësi për të reflektuar mbi bashkimin dhe diversitetin tonë".

Mesazhi i saj erdhi saktësisht 100 vjet nga dita kur shteti u themelua më 3 maj 1921. U miratua legjislacioni i cili krijoi një kufi me Irlandën për herë të parë dhe çoi në ndarjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco