Biden: Vdekja e Bin Laden është një moment që nuk do ta harroj kurrë

Biden: Vdekja e Bin Laden është një moment që nuk do ta harroj kurrë

13:18, 03/05/2021

Është një moment që nuk do ta harroj kurrë, tha Presidenti i SHBA Joe Biden sot me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së udhëheqësit të grupit terrorist al Qaeda, Osama bin Laden.

Biden, atëherë zv.president i Barack Obama, ishte në një dhomë shumë të sigurt për situata krize në bodrumin e Shtëpisë së Bardhë, nga ku pa vëzhgimin e operacioneve të njësive speciale amerikane në qytetin pakistanez Abbottabad. Udhëheqësi i Al Kaidës u vra në atë operacion.

Duke kujtuar atë moment në karrierën e tij të gjatë politike, Biden lavdëroi anëtarët e shërbimeve të inteligjencës që po kërkonin Bin Laden.

Për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani, Biden tha se Shtetet e Bashkuara mbeten "në roje" për shkak të kërcënimit të grupeve terroriste.

"Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe veprojmë kundër çdo kërcënimi që lind nga Afganistani," tha presidenti amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco