Britania pret takimin e parë të Ministrave të Jashtëm të G7 që nga fillimi i pandemisë

Britania pret takimin e parë të Ministrave të Jashtëm të G7 që nga fillimi i pandemisë

13:17, 03/05/2021

Ministrat e Jashtëm të vendeve të pasura të G7 mblidhen në Londër të hënën për takimin e tyre të parë fiziisht që nga fillimi i pandemisë COVID-19, me britanikun Dominic Raab që hap bisedimet me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.

Java është e Britanisë, e cila mban presidencën e rradhës së grupit, si një shans për të rikonfirmuar ndikimin e Perëndimit dhe për të adresuar çështje të tilla si rimëkëmbja prej koronavirusit, ndryshimi i klimës dhe përballjet me Kinën dhe Rusinë.

Ministrat do të hedhin bazat për udhëtimin e parë të planifikuar të Presidentit të SHBA Joe Biden jashtë vendit që prej marrjes së detyrës: një samit i G7 në Britani muajin e ardhshëm synonte të ringjallë bashkëpunimin me aleatët tradicionalë pas viteve fërkime nën administratën e Donald Trump.

Përveç anëtarëve të G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, Britania ka ftuar gjithashtu ministra nga Australia, India, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut këtë javë. Takimet do të fillojnë me një  darkë të hënën në mbrëmje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco