Rusi: I bëjnë presion, i poshtërojnë dhe madje i përdhunojnë të rinjtë’, shërbimi ushtarak si ‘armë politike’

Rusi: I bëjnë presion, i poshtërojnë dhe madje i përdhunojnë të rinjtë’, shërbimi ushtarak si ‘armë politike’

22:11, 02/05/2021

Mbi 250 mijë rusë i bashkohen çdo vit shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili mbetet pjesë kyç e politikave vendëse të mbrojtjes.

Megjithatë, opozita dhe aktivistë për të drejtat e njeriut mendojnë se ai po përdoret si mjet presioni politik.

Rusia e ka të detyrueshëm shërbimin ushtarak, edhe pse shumë banorë i shmangen për arsye shëndetësore apo arsimi, apo edhe me ryshfet.

Opozita dhe aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se vitet e fundit, ky shërbim është kthyer në një armë tjetër në arsenalin e autoriteteve për të heshtur zërat kundër.

Oleg Kozlovski, tashmë një studiues për degën ruse të organizatës ndërkombëtare "Amnesty" ishte vetë student kur në vitin 2007 e arrestuan dhe e çuan me forcë në një bazë ushtarake.

"Shërbimi politikisht është një lloj krimi pa ndëshkim, një mënyrë për ta izoluar personin, për t'i prerë kontaktet. Nuk është se përpiqen të të shtypin apo të vënë nën presion, por më shumë që të largojnë nga shoqëria.", ka thënë ai.

Në qytetin rus të Lugës, 100 kilometra në jug të Shën-Pjetërburgut, dy djemtë e Margarita Judinës janë thirrur që të shërbejnë në ushtri.

Ajo pretendon se gjithçka është politike pasi në janar mori pjesë në protestat pro opozitarit Aleksei Navalni, ku edhe u godit nga policia.

Një nga djemtë e saj është edhe i sëmurë, ndaj ajo i druhet sëmundjes por edhe keqtrajtimit nga ushtarët e tjerë prej moshës së tij të re.

"Po më bëjnë presion, po më kanosin dhe tallin vazhdimisht që të flas më pak dhe të mos merrem me ata që më goditën. Ushtria jonë është një shkollë skllavërie. Aty i rrahin, i poshtërojnë dhe madje i përdhunojnë të rinjtë."

 

"Unë jam me diabet. E kam të vështirë të shkoj te doktori madje edhe të pres në radhë."

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se shërbimi njëvjeçar ushtarak është një relike historike, për të regjistrohen çdo vit mbi 250 mijë të rinj të moshave 18 deri 28 vjeç.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco