Sulm me armë në një kazino në SHBA, ka të vdekur dhe të plagosur

Sulm me armë në një kazino në SHBA, ka të vdekur dhe të plagosur

19:37, 02/05/2021

Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur në një sulm të armatosur në një kazino në rajonin Wisconsin të SHBA-së.

Shefi i policisë në Brown, Kevin Pawlak, deklaroi se në sulmin e kryer nga një person në kazinonë “Oneida” në zonën Green Bay në Wisconsin kanë humbur jetën 3 persona dhe 1 tjetër është plagosur.

Pawlak vuri në dukje se agresori u vra pasi u qëllua nga policia, ndërsa personi i plagosur ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco