Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, Sekretari Amerikan i Shtetit niset drejt Londrës: Takim me aleatët

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, Sekretari Amerikan i Shtetit niset drejt Londrës: Takim me aleatët

18:48, 02/05/2021

Aktiviteti destabilizues rus kundrejt Ukrainës, do të zërë një vend të rëndësishëm në vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit javën e ardhshme në Evropë.

Shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, fillon të hënën vizitën në Evropë, fillimisht në Londër ku do të takohet me homologet e Grupit të Shtatëshes, në përgatitje për takimin e ushëheqësve të G-7 në qershor në Angli.

Ministrat pritet të diskutojnë reagimin ndaj sfidave të përbashkëta, përfshirë pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

Më pas ai shkon në Kiev në një gjest që demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit nga Rusia.

Blinken, do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski dhe zyrtarë tjerë të lartë në vend.

Pas disa javë shtimi të përforcimeve që krijuan alarm ndër autoritetet ukrainase dhe Perëndimin, Rusia ka tërhequr trupat nga zona kufitare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco