Koreja e Veriut shpërthen ndaj Biden: Po përgatitemi për një përballje të gjithanshme

Koreja e Veriut shpërthen ndaj Biden: Po përgatitemi për një përballje të gjithanshme

16:45, 02/05/2021

Koreja e Veriut ka hedhur akuza kundër Presidentit të SHBA, Joe Biden, lidhur me programin e saj bërthamor.

Në një deklaratë të kryer në mediat shtetërore, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se komentet e Biden janë të patolerueshme dhe një gabim i madh dhe se presidenti po mban një “politikë armiqësore“.

Në deklaratë shtohet se komentet e Biden ishin fyese për dinjitetin e udhëheqësit Kim Jong-un dhe ka kërcënuar se ata po përgatiten “për një përballje të gjithanshme“.

Deklarata e Koresë së Veriut, vjen pasi Biden e quajti programin bërthamor një “kërcënim serioz” për sigurinë globale.

Por, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po përpiqen që të kenë një politikë të re me Korenë e Veriut, duke mësuar nga përvoja e katër administratave të mëparshme të cilat dështuan.

“Politika jonë nuk do të përqendrohet në arritjen e një marrëveshje të madhe, dhe as nuk do të mbështetet në durimin strategjik”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco