Anija plot me hashash, policia spanjolle finalizon super aksionin

Anija plot me hashash, policia spanjolle finalizon super aksionin

14:01, 02/05/2021

Policia spanjolle kapi shtatë ton hashash në një nga ndërhyrjet më të mëdha të këtij viti.

Tre anëtarë të një klani kriminal u arrestuan pasi një anije speciale kontrabande u ndalua në ujërat e Mesdheut në jug të Spanjës, mbi të cilën ishin fshehur 200 pako me hashash, raporton Reuters.

Ky klan, i cili ka kontrabanduar sasi të mëdha hashashi në një numër të madh vendesh, ka qenë "nën vëzhgim" nga policia e Francës, Hollandës dhe Spanjës që nga marsi i vitit të kaluar.

"Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër klaneve kriminale që trafikojnë drogë. Më shumë se shtatë tonë hashash janë sekuestruar, gjë që do të zvogëlojë ndjeshëm aktivitetet e këtij klani, i cili vepron në zonën e Gjibraltarit," tha policia spanjolle në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco