Mbi 2500 besimtarë kremtojnë Pashkët në tempullin e Jeruzalemit

Mbi 2500 besimtarë kremtojnë Pashkët në tempullin e Jeruzalemit

13:39, 02/05/2021

Në Jeruzalem ndryshe nga një vit më parë besimtarët ishin të shumtë në numër ku në Kishën e Varrit të Krishtit morën dritën e ngjalljes.

Flaka e shenjtë siç njihet ndryshe, konsiderohet si një mrekulli që  ndodh çdo mesnate pashke të vitit ku nga vendi ku u varros Jezus Krishti, në mënyrë të pashpjegueshme një dritë ndez kandilin në atë ambient.

Nga ajo flakë ndez qirinjtë e tij partiarku ortodoks dhe më pas ia shpërndan besimtarëve të mbledhur nga shume vende të globit që duan të jenë dëshmitarë në një festë të tillë.

Mbrëmë patriarku Theofili i 3-të ia dha dritën të 2500 besimtarëve të mbledhur në tempull. Më pas e njëjta flakë dërgohet në Betlehem që njihet si vendi i lindjes së Krishtit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco