Ohër/ Gjendet i vdekur një person në një makinë

Ohër/ Gjendet i vdekur një person në një makinë

22:15, 01/05/2021

Një banor i Ohrit të Maqedonisë së Veriut u gjet i vdekur në një makinë.

Në SPB Ohër dje në orën 20:10 u paraqit se një person i vdekur u gjet në një park makinash afër “Portës së Epërme” në qytet.

Bëhet me dije se u konstatua se bëhet fjalë për M.J. (55) nga Ohri, ndërsa mjeku konfirmoi se viktima nuk ka gjurmë për shenja dhune.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi iu dorëzua familjes./ BW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco