Këto janë gjashtë shtetet më të fuqishme në botë

Këto janë gjashtë shtetet më të fuqishme në botë

15:28, 01/05/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të kryesojnë listën e shteteve më të fuqishme në glob, e ndjekur nga Rusia.

“US News” dhe “World Report” në renditjen e shteteve më të fuqishme të botës, kanë marrë në vlerësim 80 shtete, dhe duke llogaritur një sërë kritersh, nga historia kulturore te cilësia e jetesës, e të tjera.

Në këtë vlerësim janë marrë parasysh edhe ekonomia, politika dhe ushtria.

Metro ju sjellë 6 më të fuqishmet sipas “US News” dhe “World Report”:

SHBA –Gati 75 përqind e të anketuarve thonë se SHBA kanë humbur respekt pas zgjedhjeve, por vendi renditet ende si më i fuqishmi. Ndikimi i saj ekonomik, politik, kulturor, e buxheti i lartë i mbrojtjes e vendosin SHBA në krye të kësaj liste.

Rusia – Shpenzon 5.4 përqind të buxhetit vjetor për mbrojtjen, më shumë se SHBA që shpenzon vetëm 3.3 përqind.

Kina – Shtëpia e më shumë se 1.4 miliard njerëzve. Vendi tashmë ka ushtrinë më të madhe në botë. Ekspertët parashikojnë se në 2050 do të bëhet ekonomia më e madhe e botës.

Britania e Madhe – Një vend tejet i zhvilluar që ushtron ndikim të konsiderueshëm ekonomik, politik, shkencor dhe kulturor në botë. Deri tani duket se dalja nga BE nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh.

Gjermani – Shihet si qendra e ekonomisë Europiane. Vendi më i populluar i kontinentit. Roli i saj në skenën botërore është bërë gjithnjë e më i madh që prej bashkimit në 1990-n.

Franca – Të ardhura për frymë më shumë se 34 mijë euro. Franca është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve. Ndikimi i saj shtrihet në të gjithë botën, nëpërmjet shkencës, politikës, ekonomisë dhe kulturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco