Fjalimi I Biden në Kongres regjistroi një rekord negative sa i përket audiencës

Fjalimi I Biden në Kongres regjistroi një rekord negative sa i përket audiencës

11:13, 30/04/2021

Rreth 26.9 milion njerëz panë fjalimin e parë të Presidentit Joe Biden në Kongres, i cili është audienca më e vogël për këtë fjalim presidencial që nga viti 1993, kur u mbajtën shënimet.

Më parë, audienca më e ulët prej 31.3 milion njerëz ishte fjalimi për gjendjen e kombit të Presidentit Barack Obama në 2016.

Fjalimi mbi gjendjen e kombit të Presidentit Donald Trump u shikua nga 37.2 milion shikues vitin e kaluar.

Rënia në vlerësimet televizive u përshpejtua për shkak të pandemisë, sipas agjencisë Nielsen, e cila publikoi të dhëna për shikueshmërinë.

Në fjalimin e tij të parë në Kongres, Biden paraqiti imazhin e Amerikës, e cila është përsëri në këmbë pas një serie krizash të rënda, theksoi dëshirën e tij për reforma dhe u bëri thirrje më të pasurve të paguanin pjesën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco