Katër persona të vrarë në një spital në Gjermani

Katër persona të vrarë në një spital në Gjermani

19:33, 29/04/2021

Policia gjermane ka arrestuar një grua (51) e cila dyshohet të ketë vrarë katër persona në një klinikë në Potsdam të mërkurën, njoftoi media gjermane.

Një zëdhënës i policisë së shtetit Brandenburg tha se policia u thirr në klinikë rreth orës 21:00. Ata gjetën katër të trupa pajetë dhe një të plagosur rëndë, raporton reuters.

Gazeta lokale, Potsdamer Neueste Nachrichten raportoi se viktimat ishin pacientë në spital dhe gruaja e ndaluar ishte e punësuar.

E përditshmja Bild njoftoi se krimi ndodhi në një strukturë për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Historiku i kësaj vrasje është ende i paqartë dhe hetimi është ende në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco